Rama, me studentët e Elbasanit: Ndërhyrja e policisë në protestë nuk jep zgjidhje

Shqipëria

Rama, me studentët e Elbasanit: Ndërhyrja e policisë në protestë nuk jep zgjidhje

Më: 22 janar 2019 Në ora: 17:00
Edi Rama

Pas inspektimit të rrugës Tiranë-Elbasan, Edi Rama është ndalur në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ për një bashkëbisedim me studentët.

Duke komentuar ngujumin në fakultete, Rama tha se ndërhyrja e policisë nuk është veprimi më i mirë i mundshëm.

Ai u shpreh se duhet të jenë rektorët ata që duhet të kërkojnë ndihmën e autoriteteve, por sipas shefit të qeverisë kjo nuk do të ishte zgjidhja e vërtetë.

Në diktaturë nuk ka zgjedhje të lira, por përgjigje të gatshme për çdo pyetje. Në demokraci nuk ka përgjigje të gatshme, por secili ka përgjigjet e veta” – tha Rama duke komentuar nismën e qeverisë për t’i dëgjuar studentët protestues.

Ai u shpreh se “Pakti për Universitetin” do të çojë arsimin e lartë në një nivel tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat