Plas në PD pas dorëheqjes së Salianjit: “Votimi farsë! Kryesia e sheh partinë nga ‘Rogneri'”

Shqipëria

Plas në PD pas dorëheqjes së Salianjit: “Votimi farsë! Kryesia e sheh partinë nga ‘Rogneri'”

Më: 22 janar 2019 Në ora: 17:53
PD

Partia Demokratike është përfshirë nga tensionet dhe përçarjet, pas votimeve të fundit për Kryesinë e re. Një prej të revoltuarve është deputeti Myslim Murrizi, që ka reaguar pas vendimit të Ervin Salianjit për t’u tërhequr nga posti që mbante deri më tani në PD si Sekretar i grupit parlamentar demokrat. Salianji tha se tërhiqej nga postet në parti pasi numërimi i votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar e nxori atë jofitues për vetëm një votë, ndërsa shtoi se po vendoste një standard në këtë aspekt, në një kohë kur në vendin tonë dorëheqjet pas humbjeve janë koncept i panjohur.

Megjithatë, në mbështetje të Salianjit kanë dalë disa deputetë. Një prej tyre është deputeti i Lushnjes, Myslim Murrizi i cili “shpërthen” në akuza ndaj Bashës, ndërsa procesin e votimit në Këshillin Kombëtar e konsideron farsë. Ai thotë më tej se Kryesia e re e PD, por edhe drejtuesit e sekretariateve nuk e njohin partinë pasi e dinë atë si konferencat e shtypit apo hotelet luksoze të Tiranës, pa u përballur asnjë ditë të vetme me elektoratin apo terrenin.

Postimi i deputetit Myslim Murrizi
I Nderuar Miku dhe Kolegu im. Nuk besoj qe te ka munguar mbeshtetja nga DEMOKRATET apo ke qene zyrtaruc kolltuqesh deri tani, perkundrazi ke qene njeri aksioni dhe terreni, politikan i ri por masovik klasil, e ndoshta kjo te ka prishur pune dhe te ka numeruar si jo fitues. Po te shohesh “ fituesit” jane te gjithe ato qe nuk i kane dhene doren nje njeriu dhe zyrtaruc intrigant qe mendojne si te bejne ligjin qe te mos perballen kurre me qytetaret.

Bile u habita shume se aq vota sa na u thane se kane mare nga keshilli disa “fitues” nuk i kane mare as ne zone elektorale kur kane kaniduar si deputet nga pdr dhe nuk i marin kurre po te kanidojne ne sistem mazhoritar apo me lista te hapura. Kryesia eshte “ zgjedhur” nga radhet e administrates se pd dhe individe qe e dine partine vetem konference shtypi dhe Shqiperine nga hotel Tirana tek rogneri.

Qarku i Fierit eshte i vetmi qark qe ka mare 2300 vota me shume ne 2017 sesa ne 2013 dhe eshte qarku i dyte ne vend ka vetem nje kanidat ne listen prej 50 kanidatesh. Berati Vlora, Korça, Lezha, Gjirokastra nuk kane asnje antare kryesie. Shpresoj qe kjo risi e madhe qe u be ne kete keshill kombetare qe emrat e kanidateve u publikuan 19 ore para votimit dhe jo siç ka ndodhur prej 28 vitesh qe shpalleshin vetem 16 ore para, te sjelle fryme tek DEMOKRATET.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat