Meta me shqiptarët e Malit të Zi: Pavarësisht dallimeve partiake, duhet të jeni të bashkuar

Shqipëria

Meta me shqiptarët e Malit të Zi: Pavarësisht dallimeve partiake, duhet të jeni të bashkuar

Më: 22 janar 2019 Në ora: 22:02
Presidenti Ilir Meta pati një takim edhe me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve

Gjatë vizitës zyrtare në Malin e Zi, Presidenti Ilir Meta pati një takim edhe me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve.

Meta shkruan se pavarësisht dallimeve partiake ata duhet të jenë bashkëpunues në interesin e tyre të përbashkët.

“Kënaqësi të zhvilloja sot një takim të ngrohtë e vëllazëror me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, me përfaqësuesit e të cilit patëm një bisedë të hapur mbi shqetësimet dhe nevojat që kanë.

I ftova që pavarësisht dallimeve politike të bashkëpunojnë më ngushtë në interes të të gjithë shqiptarëve dhe të forcimit të pozitave të tyre, për t’i shfrytëzuar plotësisht hapësirat që janë krijuar nga anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe si një vend që po përparon me sukses në negociatat për anëtarësim në BE.

Vetëm në këtë mënyrë këto troje nuk do braktisen nga shqiptarët, sidomos nga të rinjtë, që me mundësitë e reja meritojnë të jetojnë aty dhe të kenë një të ardhme më të mirë”, shkruan kreu i Shtetit, Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat