Pacienti te Urgjenca transportohet në kulmin e reshjeve të shiut

Shqipëria

Pacienti te Urgjenca transportohet në kulmin e reshjeve të shiut

Më: 22 janar 2019 Në ora: 22:06
Pacienti te Urgjenca transportohet në kulmin e reshjeve të shiut

Kushtet e këqija të trajtimit të pacientëve në spitalet e qendrat shëndetësore të vendit janë denoncuar vazhdimisht nga Partia Demokratike dhe një rast të tillë e ka bërë publik sërish sot deputetja Albana Vokshi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Vokshi ka publikuar disa foto që tregojnë mënyrën sesi transportohet një pacient në QSUT, në kulmin e reshjeve të shiut.

“SHËNDETËSIA FALAS???Transport i pacientit mes shiut, nga urgjenca për te 6 katëshi. S’bëhet fjalë për ndërtim infrastrukture përkatëse mbrojtëse, por as për minimumin… një mjet mbrojtës nga shiu… Sepse paratë e shëndetit të qytetarëve shkojnë për koncesionet abuzive të check up, sterilizimit, dializës dhe laboratorëve”, shkruan Vokshi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat