Erjon Braçe: Erion Veliaj duhet të jetë kandidati i PS për Tiranën

Shqipëria

Erjon Braçe: Erion Veliaj duhet të jetë kandidati i PS për Tiranën

Më: 22 janar 2019 Në ora: 22:58
Erion Braçe

Pas Taulant Ballës, Elisa Spiropalit dhe Mimi Kodhelit, edhe zv/ kryeministri Erion Braçe deklarohet në favor të një mandati të dytë të Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës. I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në TVSH, Braçe theksoi se Erion Veliaj duhet të jetë kandidati i PS për Tiranën.

Erion Braçe, zv/kryeministër: Të jesh i bindur se nuk do të çedoj as në këtë pikë, nga thënia e mendimit tim. Jemi një parti politikë, dhe duhet të jemi të barabartë apo të baraslarguar nga çdo kandidat i mundshëm. Me një fjali, për mua Erion Veliaj duhet të jetë kandidati i PS për kryetar të bashkisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat