Malaj: Si mund të rikthehen të rinjtë në vend?! Shembulli disa shtete të Lindjes

Shqipëria

Malaj: Si mund të rikthehen të rinjtë në vend?! Shembulli disa shtete të Lindjes

Më: 22 janar 2019 Në ora: 23:34
Arben Malaj

Ekonomisti i njohur Arben Malaj i ftuar në "Tempora", shpjegoi rastin e disa vendeve të Evropës Lindore ku të rinjtë po rikthehen nga perëndimit. Për rastin e Shqipërisë, ai tha se duhet të ndryshojë rrënjësisht ambienti i biznesit.

Pjesë nga biseda: 

Malaj: Nga grupi i parë, ky është mesazhi i parë për qeverinë shqiptare, nga grupi i parë, Hungari, Poloni, Çeki, ka filluar fluksi i kthimit. "The Economist" ka bërë një analizë se pse po kthehen. E para është ajo shprehja e njohur "guri i rëndë në vend të vet'. E para, vështirësia për të bërë karrierë. Arsyeja e dytë, kostoja e jetesës është shumë më e madhe se në vendin e origjinës, e treta, kompani të mëdha kanë investuar në vendin e tyre dhe ata punojnë për kompani thuajse me të njëjtën pagë dhe kosto më të ulëta dhe e fundit, krenaria për vendin e tyre. Nëse realisht duam që të rinjtë shqiptarë të kthehen në Shqipëri, ambienti i biznesit duhet të ndryshojë plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat