“PD ka aq shumë mëkate sa nuk vjen dot në pushtet”

Shqipëria

“PD ka aq shumë mëkate sa nuk vjen dot në pushtet”

Më: 22 janar 2019 Në ora: 23:52
Emisioni “Dritare me Rudinën”

Gazetarja Anila Basha ka replikuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 edhe me anëtarin e kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli. Ndërsa Basha ngulte këmbë që s’ka procesverbal për zgjedhjen e anëtarëve të kryesisë së PD dhe se procesi është i manipuluar, Kadilli e ka kundërshtuar, duke thënë se qëllimi i saj i vetëm është të hedhë baltë.

Si Kadilli, ashtu edhe anëtarja tjetër e Kryesisë Oriola Pampuri u shprehën se ekipi i ri do ta sillte PD në pushtet. Kundër kësaj ideje ishte edhe gazetari Shpëtim Nazarko. Nazarko tha se PD ka aq shume mekate sa nuk vjen dot ne pushtet

Fatbardh Kadilli: Mbylle këtë muhabet, nuk ka asnjë manilpulim

Anila Basha: Kam interes, dua të di mënyrën si është mbledhur vota

Fatbardh Kadilli: Më nxirr një njeri që ka ankesa, boll hodhe balt. Produkti i kryesisë është të votojmë brenda vetes ata që besojmë më shumë, por për të marrë edhe besimin e shqiptarëve. Me këtë ekip PD do organizojë dhe drejtojë fushatën e vetë se do vijë në pushtet vetëm me vota dhe me këtë ekip.

Shpëtim Nazarko: Kjo elitë politkë ka 30 vjet që e mundon Shqipërinë do përfundojë në xhehenem e gjitha.

Oriola Pampuri: PD do vijë në pushtet me këtë ekip të ri, sepse si anëtarët e kryesisë dhe deputetët do punojnë bashkërisht.

Shpëtim Nazarko: Partia jote ka aq shumë mëkate sa s’vjen dot në pushtet.

Oriola Pampuri: Ky ekip del i pastër para çdo qytetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat