Parashikimi i motit, e mërkurë, 23 janar 2019

Shqipëria

Parashikimi i motit, e mërkurë, 23 janar 2019

Më: 23 janar 2019 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët në të gjithë vendin. Përgjatë zonave bregdetare reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar e përkohësisht në formën e shtrëngatave. Në këto zona reshjet do të shoqërohen me shkarkesa elektrike. Në Alpe do të ketë reshje bore si dhe në lartësitë mbi 800-1000 metra në zonat malore. Në pjesën jugore dhe juglindore do të ketë reshje bore intensive në pasdite deri ne orët e natës.

Era do të fryjë Juglindje-Jug 1-12 m/sek. Erë e vrullshme dhe me rrahje deri 18 m/sek përgjatë vijës bregdetare.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat