I bënë gjak duke i goditur në fytyrë me armë, pamjet e grabitjes së të moshuarve shqiptarë

Shqipëria

I bënë gjak duke i goditur në fytyrë me armë, pamjet e grabitjes së të moshuarve shqiptarë

Më: 23 janar 2019 Në ora: 07:51
Policia thotë se po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.

Një kambist dhe bashkëshortja e tij u grabitën në Memaliaj nga persona të maskuar mbrëmjen e djeshme.

Mustafa Mustafai, 70 vjeç dhe Thëllëze Mustafai, 67 vjeçe u goditën me qytë pistolete teksa po mbyllnin derën e dyqanit. I moshuari ka kërkuar ndihmë nga vendi i ngjarjes duke bërtitur.

Në këtë moment, dy personat e maskuar i kanë marrë me forcë 50 mijë lekë të reja dhe më pas janë larguar.

Sipas shqiptarja.com që publikoi edhe fotot, 70-vjeçari është dërguar së bashku me bashkëshorten e tij në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku mësohet se ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore.

Policia thotë se po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat