Në makinën e një kirurgu në kryeqytet, shpërthen tritoli

Shqipëria

Në makinën e një kirurgu në kryeqytet, shpërthen tritoli

Nga: Z.B Më: 23 janar 2019 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Në mbrëmjen e djeshme një sasi tritoli ka shpërthyer në një makinë të parkuar në lagjen “Belul Hatibi” në Tiranë, përcjellë Bota Sot.

Sot janë mësuar detaje të reja në lidhje me shpërthimin e tritolit që ndodhi në makinën e shtetasit me iniciale D.H.

Shtetasi në fjalë është kirurg me profesion, në spitalin e Tiranës. Policia shqiptare ka nisur hetimet dhe mendon se vënia e tritolit në makinën e kirurgut është vënë për shkak të detyrës së tij.

Njoftimi  plotë i policisë:

Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në një mjet të parkuar, në pronësi të shtetasit D.H., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat