Gomonja me 500 kg hashash, policia arreston dy persona

Shqipëria

Gomonja me 500 kg hashash, policia arreston dy persona

Më: 23 janar 2019 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar autorët e dyshuar të tentativës së trafikimit të 500 kilogramë hashash që u gjetën në një gomone në grykëderdhjen e Vjosës.

Të arrestuarit janë A. A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç.

Dyshohet se këta shtetas janë poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar “Vjosa”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF-në, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat