Bora në Pult- Shosh-Shalë, shkolla të mbyllura, rruga me zinxhirë

Shqipëria

Bora në Pult- Shosh-Shalë, shkolla të mbyllura, rruga me zinxhirë

Më: 23 janar 2019 Në ora: 11:26
Rruga

Situata në njësitë administrative Pult, Shosh dhe Shalë në qarkun e Shkodrës vijon të mbetet problematike.

Në njësinë administrative Pult ka energji elektrike në të gjithë zonën me përjashtim të fshatit Bruçaj. Rruga është e kalueshme.  Mësimi vazhdon. Qendra shëndetësore Pog është e hapur. Problem është prishja e mullinjve të bluarjes me ujë.

Në njësinë administrative Shosh mungon shërbimi shëndetësor. Energji elektrike ka. Shkollat janë të mbyllura. Rruga është hapur ditën e djeshme nga Mali i Shoshit deri në Breg-Lumi, por gjatë natës ka rënë edhe rreth 25 cm borë e re. Rruga të kalohet vetëm me zinxhirë e me probleme serioze për udhëtarët.

Në njësinë administrative Shalë ka energji elektrike. Qendra shëndetësore është e hapur. Rruga është hapur deri në Njesinë Administrative Shalë për mjete të larta, me zinxhirë dhe kujdes të shtuar. Rruga funksionon edhe nga Thethi në Breg-Lumi. Mësimi nuk  zhvillohet  në  Gimaj,  Nënmavriq dhe Theth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat