Cakaj merret me kritikët: Mosha ime e re u është dukur faj

Shqipëria

Cakaj merret me kritikët: Mosha ime e re u është dukur faj

Më: 23 janar 2019 Në ora: 12:05
Gent Cakaj

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ai nuk do të jetë ministër i Jashtëm, por të gjitha kompetencat ia delegon Gent Cakajt.

Zv.ministri i Jashtëm, ka mbajtur ku ka folur për sfidat që e presin dhe u është përgjigjur kritikave që ka marrë kohët e fundit, që kur emri i i tij u propozua nga Rama për të mbajtur postin e kreut të diplomacisë.

“Pas kalimit të valës së parë zjarrit të pakursyer për mua ndjehem disi më i lehtësuar, kjo mbi të gjitha për një shkak tepër të fortë sepse të qenit drejtues me kompetenca të deleguara nën vëzhgimin e tij të afërt është një start i garantuar në dritën e zjarrit të akuzave të pabaza dhe paragjykimeve pa faj”, ishte kjo nisja e fjalës së Cakajt.

Më tej Cakaj tha: Delegim i kompetencave tek një zv/ministër 28-vjeçar si unë, këto ditë dhe mosha e re u është dukur faj dhe jo burim energjie dhe kreativiteti.

“Kushdo që ka thënë fjalë të mirë për mua këto ditë dhe nuk e ka humbur besimin, uroj që të mos zhgënjyer nga unë”, ka qenë ky mesazhi në fund të fjalës së ministrit të ri të Jashtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat