Korça pre e grabitjeve, 3 brenda natës

Shqipëria

Korça pre e grabitjeve, 3 brenda natës

Më: 23 janar 2019 Në ora: 16:00
Ilustrim

3 biznese janë vjedhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës në Korçë.

Dy prej bizneseve të pozicionuara në periferi të qytetit dhe një tjetër në fshatin Bulgarec u janë grabitur shuma të konsiderueshme monetare.

Grabitësit kanë vepruar me qetësi brenda bizneseve, duke përvetësuar shuma në lekë dhe euro të cilat ndodheshin në kasafortat përkatëse.

Hajdutët kanë hyrë gjatë natës duke synuar zyrat ku ndodhen lekët dhe në qetësi të plotë kanë mundur t’i përvetësojnë ato. Bëhet fjalë për një biznes të përpunimit të letrës, një pikë e tregtimit me shumicë të materialeve hidrosanitare dhe një furrë buke në fshatin Bulgarec.

Sipas të dhënave nga vetë bizneset, tek furra e bukës janë vjedhur 12 mijë euro dhe 4 milionë lekë të vjetra, ndërsa në dy bizneset e tjera 1 milionë dhe 300 mijë lekë të vjetra.

Policia ka nisur hetimin për rastet, por kjo nuk është hera e parë që bizneset në Korçë bien pre’ e grabitësve. Vitin e kaluar të paktën 10 biznese të mëdha u vodhën në masë të konsiderueshme, ndërsa policia nuk mundi të binte në gjurmë të autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat