Shifrat/ Rritet me 16% numri i të huajve që zgjodhën Shqipërinë në 2018

Shqipëria

Shifrat/ Rritet me 16% numri i të huajve që zgjodhën Shqipërinë në 2018

Më: 23 janar 2019 Në ora: 16:30
Ilustrim

Turizmi po vijon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, teksa shifrat e para për vitin 2018 tregojnë se numri i vizitorëve të huaj që zgjodhën Shqipërinë për të pushuar u rrit me rreth 16 për qind në raport me një vit më parë.

Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT gjatë vitit 2018 rreth 5.6 milionë shtetas të huaj e vizituan vendin tonë për qëllime pushimi nga më shumë se 4.6 milionë turistë që erdhën më 2017.

Kosova vijoi të jetë furnizuesi kryesor i turizmit ku përgjatë vitit të kaluar mbi 1 milionë shqiptare nga ana tjetër e kufirit pushuan në Shqipëri, me një rritje 19 për qind në raport me vitin 2017.

Turizmi patriotik vijon të furnizojë tregun vendas, pasi shqiptarët që jetojnë në Maqedoni janë grupi i dytë më i madhe i turisteve me rreth 680 mijë vizitore më 2018, po me një rritje të zbehtë vetëm 1.4 për qind në raport me vitin 2017.

Edhe pse numri i vizitoreve nga Shtete e Europës perëndimorë është ende i ulët, rritja më e madhe e vizitoreve është shënuar për polakët. Gjatë vitit 2018 numri i turistëve nga Polonia është rritur me 34.2 për qind në krahasim me një vit më parë. Vendin e vizituan 153,7 mijë polakë. Rritja me ritme të përshpejtuar e turistëve nga Polonia po rrit gjithnjë e më shumë peshën e tyre në numrin total te vizitorëve.

Italianët po zgjerojnë kërkesën për pushime në Shqipëri. Këtë vit plazhet e Jugut të vendit thuajse ishin të mbushura me Italianë. Gjatë vitit të kaluar 463 mijë italianë zgjodhën Shqipërinë për të pushuar me një rritje me 20 për qind në raport me 2017.

Rritje të interesit për të pushuar në Shqipëri patën edhe vizitorë nga Spanja e Gjermania, numri i të cilëve u rrit me respektivisht 11.7 dhe 17 % .

Rënie të turistëve është shënuar vetëm për pushuesit nga Mali i zi dhe Britania , të cilat pësuan rënie përkatësisht me 6.3 dhe 0.4 % më 2018.

Në dhjetor 2018, hyrjet e shtetasve të huaj në vend ishin 280.699 persona me, ky numër është rritur me 9,0 % ne raport me dhjetorin 2017.

Në dhjetor, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 86,2 %, dhe uljen më të madhe e kanë pasur shtetasit nga Polonia me 32,2 %.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Dhjetor 2018, janë 446.032 persona me rritje vjetor 11,7 %.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i vendit tonë në 2018, janë 5.415.071, duke u rritur 4,4 %, krahasuar me një vit më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat