A është i vërtetë deri në këto çaste Vettingu? Avokatja e Popullit ka një përgjigje, por heziton ta thotë

Shqipëria

A është i vërtetë deri në këto çaste Vettingu? Avokatja e Popullit ka një përgjigje, por heziton ta thotë

Më: 23 janar 2019 Në ora: 16:59
Erinda Ballanca

Për të diskutuar rreth procesit të vettingut e ftuar në studion e “Top Talk” ka qenë Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, e cila ka parashtruar gjatë emisionit një sërë problematikash që vështirësojnë përmbylljen e reformës në drejtësi.

Por kur është pyetur nëse mendon që procesi i vettingut deri tani ka qenë i vërtetë, ajo ka hezituar të përgjigjet.

“Nëse unë do të jepja një konsideratë në lidhje me këtë çështje besoj se do dilja jashtë funksioneve të mia si Avokate e Popullit”, u shpreh Erinda Ballanca, duke lënë të nënkuptohet se ajo ka pikëpyetjet e saj rreth kësaj çështjeje.

Një tjetër problematikë e ngritur është se pas përfundimit të procesit të vettingut, a i ka Shqipëria resurset e duhura për të zëvendësuar gjyqtarët dhe prokurorët e larguar?

Avokatja e Popullit mendon se jo.

“Nuk i kemi, e nuk mund t’i kemi për 10 vitet e ardhshme. Që të bëhesh gjyqtar nuk do të thotë që të mbarosh shkollën e magjistraturës. Duhet një numër i madh vitesh për të bërë një eksperiencë të caktuar. Mendoj se edhe sikur prurjet të jenë perfekte momenti që ata të vihen në detyrë do të duhet të paktën edhe 5 vite të tjera që ata kenë koshiencën e tyre si profesionistë për të realizuar detyrën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat