Emërimi si zv.kryeministër, Braçe: Ja kur e mora vesh lajmin

Shqipëria

Emërimi si zv.kryeministër, Braçe: Ja kur e mora vesh lajmin

Më: 23 janar 2019 Në ora: 22:00
Erjon Braçe

Erjon Braçe ka zbuluar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ kur e mësoi lajmin se do të emërohej në postin e zv/ kryeministrit.

“Një natë para mbledhjes së Asamblesë e mora vesh lajmin. Nuk kam qenë në pritje as në radhë” – tha Braçe.

Por a u surprizua?

“Kam bërë detyrën që kam pasur, në pesë vitet e fundit kam qenë i nderuar që kam qenë në krye të komisionit të Ekonomisë, mbase edhe më e rëndësishme se kjo. Nuk prisja gjë. Reagimi i parë ishte me veten.

A jam gati për të bërë një detyrë të tillë? Pasi lidhet me përgjegjësinë e detyrës dhe detaje të përmbushjes së atij mandati që po më besohet. Momenti i parë ka qenë hezitues, pastaj….

E mora përgjegjësinë pasi vjen një moment, pasi forca politike të ka dhënë gjithçka. Unë jam rritur aty, kam gjysmën e jetës në parlament prej PS-së” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat