U nda nga jeta Kiço Mustaqi, ish-ministër i Mbrojtjes!

Shqipëria

U nda nga jeta Kiço Mustaqi, ish-ministër i Mbrojtjes!

Nga: Albert Z. Zholi Më: 24 janar 2019 Në ora: 08:54
Kiço Mustaqi

Miqtë e mi! Dje u nda nga jeta Kiço Mustaqi ish-ministër i Mbrojtjes! Këtij burri i kam bërë monografinë më të shitur dhe më te lexuar 5 000 kopje. 

Për të gjithë shokët e tij ushtarakë e civilë dhe për të gjithë ata shqiptarë e minoritarë, brenda Shqipërisë e jashtë saj, që e njohën dhe e deshën mikun, shokun, eprorin, Kiço Mustaqi, ky është një lajm i papritur dhe fort i hidhur!

Kiço Mustaqi ishte djal i shquar i Pecës së Delvinës dhe i gjithë kombit shqiptar, një ushtarak i formuar, i lindur, i cili shërbeu nê detyra komanduese të larta në veri e në jug tê Shqipërisë! 

Image

Për meritat e tij tê shquara, Kiço Mustaqi u emërua Shef i Shtabit të Pergjithshëm të Forcave të Armatosura dhe kreu më pas detyrën e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. 

Në të gjitha funksionet e detyrat e larta si deputet i Kuvendit Popullor, Ministër i Mbrojtjes dhe anëtar i Byrosë Politike të KQ tê PPSH - së. Gjeneral Kiço Mustaqi ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe nuk iu nënshtrua kurrë as tradhtisë,! Mbeti patriot i flaktë.  Varrimi behet sot ota 13:00! I përjetshëm kujtimi i tij!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat