Rama në një linjë me Trump për Venezuelën

Shqipëria

Rama në një linjë me Trump për Venezuelën

Më: 24 janar 2019 Në ora: 09:47
Edi Rama

Për zhvillimet në Venezuelë ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili ka njohur Juan Guaido si President të përkohshëm të vendit, pas rrëzimit të udhëheqësit Nicolas Maduro.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Rama thotë se Shqipëria njeh Guaido si President të përkohshëm të Venezuelës, duke qenë kështu në një linjë me SHBA-në.

“Shqipëria njeh Juan Guaido si President të përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit shqiptar, uroj që Juan Guaido dhe venezuelianët e guximshëm të largojnë me sukses pushtetin e paligjshëm që e ka kthyer vendin në një ferr për popullin e vet”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Protestat masive në Venezuelë të martën dhe të mërkurën bënë që Presidenti Maduro të largohej nga detyra dhe të njihte kreun e opozitës, Juan Guaido si President të përkohshëm. Ky i fundit u njoh si i tillë edhe nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat