Rrogozhinë, hiqen portat e digës së liqenit. Banorët: Do të mbetemi pa vaditje

Shqipëria

Rrogozhinë, hiqen portat e digës së liqenit. Banorët: Do të mbetemi pa vaditje

Më: 24 janar 2019 Në ora: 11:05
Rrogozhinë

Rreth 300 hektarë tokë të fshatit Okshtun në Rrogozhinë rrezikojnë që këtë verë mos të vaditen.

Shkak, sipas banorëve, është lënia hapur e rezervuarit në fshatin e tyre. Porta e rezervuarit është hequr nga bordi i kullimit 6 muaj më parë për t’u riparuar dhe nuk është kthyer më.

Banorët kërkojnë rivënien e portës në rezervuar në mënyrë që uji mos të shkojë dëm dhe të përdoret prej tyre për vaditjen e tokave në verë.

Fshati Okshtun është një nga fshatrat që bujqësinë e ka burimin e vetëm ekonomik. Tokat janë të mbjella me vreshtari, pemë frutore dhe perime. Nëse ky problem nuk do të zgjidhet, dëmi që do i shkaktohet këtyre banorëve do të jetë shumë i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat