Nderohet vepra e Ismail Qemalit

Shqipëria

Nderohet vepra e Ismail Qemalit

Më: 24 janar 2019 Në ora: 13:49
Ilir Meta nderoi sot veprën dhe kujtimin e atdhetarit Ismail Qemali, me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta nderoi sot veprën dhe kujtimin e atdhetarit Ismail Qemali, me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta.

Pasi u përul me respekt para shtatores së burrit të madh të kombit që shpalli pavarësinë e Shqipërisë në 1912 në Vlorë duke themeluar shtetit modern shqiptar, Presidenti Meta vendosi një buqetë me lule duke nderuar veprën e tij të ndritur.

Në prani të përfaqësuesve të mediave, Presidenti i Republikës u shpreh: “Ju falënderoj që keni gjetur kohën për të shoqëruar këtë moment, të përuljes përpara shtatores të themeluesit të shtetit tonë modern dhe Atit të Shqipërisë, Ismail Qemalit në këtë 100-vjetor të kalimit të tij në përjetësi, për shkak të veprës së tij të ndritur që ai me shumë patriotë të tjerë realizuan më 28 Nëntor të vitit 1912″

“Sot është momenti jo vetëm të përulemi përpara veprës së tij, por edhe të angazhohemi për forcimin e shtetit shqiptar për ruajtjen dhe lartësimin e simboleve tona kombëtare, por njëkohësisht edhe për përmbushjen e ëndrrës së tyre për një Shqipëri plotësisht europiane”, u shpreh Presidenti Meta.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat