Meta, me gjeneralin e NATO-s: Baza e Kuçovës, investim strategjik - Bota Sot
Meta, me gjeneralin e NATO-s: Baza e Kuçovës, investim strategjik

Shqipëria

Meta, me gjeneralin e NATO-s: Baza e Kuçovës, investim strategjik

Më: 24 janar 2019 Në ora: 15:10
Ilir Meta dhe Gjeneralin Tod Wolters

Presidenti Ilir Meta priti sot në takim komandatin amerikan të Forcave Ajrore të NATO-s, Gjeneralin Tod Wolters, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Gjatë takimit Meta tha se në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe 20 vite pas ndërhyrjes ushtarake të Aleancës që i dha fund genocidit në Kosovë dhe rajon, Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të harrojnë kurrë dhe do të mbeten gjithmonë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.

Kreu i Shtetit shprehu kënaqësinë e veçantë për përzgjedhjen e Kuçovës si vendndodhje e bazës moderne ajrore të NATO-s, shenjë e besimit dhe vlerësimit që Aleanca ka për Shqipërinë dhe kontributin e saj në sigurinë e rajonit.

“Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë është një investim strategjik si për sigurinë tonë kombëtare, ashtu edhe për atë rajonale”, u shpreh Meta.

Gjithashtu Kreu i Shtetit tha se Shqipëria është e interesuar që NATO të forcohet më tej si në aspektin politik ashtu edhe atë ushtarak dhe siguroi për gatishmërinë për të plotësuar jo vetëm të gjitha detyrimet por edhe për të marrë përgjegjësi të reja.

Presidenti Meta vuri në dukje se pas anëtarësimit të Malit të Zi, anëtarësimi i shumëpritur i Maqedonisë në NATO, do të jenë garanci të shtuara për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...