Shpimet për naftën, SHELL: Nuk kemi punë në Zagori!

Shqipëria

Shpimet për naftën, SHELL: Nuk kemi punë në Zagori!

Më: 24 janar 2019 Në ora: 15:10
Ilustrim

Pas rezistencës së banorëve të Zagorisë dhe qëndrimit kundër kërkimeve për naftë të kryeministrit Edi Rama, së fundmi ka reaguar edhe drejtori i SHELL në Shqipëri, Rohan D’Souza.

Ky i fundit përmes një deklarate të shkurtër për mediat është shprehur se pas studimit të kryer nga kompania në bllokun 4, SHELL nuk do të kryejë kërkime në këtë zonë.

Ai shprehet se kjo zonë është e kategorizuar si e mbrojtur nga legjislacioni shqiptar dhe për pasojë nuk do të këtë asnjë aktivitet shpimi dhe kërkimi për naftë.

“Pavarësisht rezultateve të studimit sizmik që kompania planifikon në Bllokun 4, Shell nuk do të kryejë aktivitete kërkuese, shpuese në nënzonën e mbrojtur të Zagorisë, e cila gëzon një mbrojtje të veçantë nga legjislacioni shqiptar.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat