Zhvillime të reja, çfarë pritet të ndodhë të protestën e studentëve

Shqipëria

Zhvillime të reja, çfarë pritet të ndodhë të protestën e studentëve

Më: 24 janar 2019 Në ora: 15:27
Ilustrim

Studentët e Universitetit të Tiranës pritet të zhvillojnë një asamble të premten, me pjesëmarrës nga të gjitha fakultete e UT-së.

Studentët e Universitetit të Tiranës pritet të zhvillojnë një asamble të premten, me pjesëmarrës nga të gjitha fakultete e UT-së.

Grupi organizator me përfaqësues nga Fakulteti Histori-Filologji, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Fakulteti i Shkencave Sociale i bëjnë thirrje pedagogëve për pjesëmarrje në këtë takim.

Takimi është planifikuar të zhvillohet në ora 10 në sallën e madhe të godinës LIRIA. Synimi, sipas organizatorëve, është të dilet me një zë të përbashkët për Universitetin e Tiranës, në raport me situatën e krijuar dhe hapat në vazhdim.

“Të premten, datë 25 janar 2019, në ora 10.00, në sallën e madhe të godinës LIRIA, mbahet takimi i parë i përgjithshëm mes asambleve të fakulteteve të Universitetit të Tiranës, Ky takim i përgjigjet situatës së krijuar në arsimin e lartë dhe propozimit të mbledhjeve të deritanishme të asambleve për takim mes asamblesh. Synimi është të dilet me një zë të përbashkët për Universitetin e Tiranës, në raport me situatën e krijuar dhe hapat në vazhdim. Ftohen të gjithë pedagogët e UT të marrin pjesë. Pjesëmarrja individuale e çdo pedagogu është vendimtare për të ardhmen e UT”, thuhet në deklaratën e grupit organizator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat