Debati me qytetarët, reagon kompania Shell: S’planifikojmë asnjë shpim në zonën e mbrojtur të Zagorisë

Shqipëria

Debati me qytetarët, reagon kompania Shell: S’planifikojmë asnjë shpim në zonën e mbrojtur të Zagorisë

Më: 24 janar 2019 Në ora: 15:28
Ilustrim

Pas rezistencës një sërë banorësh të Zagorisë shfaqën ndaj përfaqësuesve të kompanisë, Shell ka reaguar zyrtarisht për të qartësuar qëndrimin e saj në lidhje me kërkimin e naftës.

Drejtori i kompanisë në Shqipëri Rohan D’Souza është shprehur se Shell nuk planifikon të kryejë asnjë lloj aktiviteti shpues apo kërkues në zonën e mbrojtur të Zagorisë, e cila gëzon mbrojtje sipas ligjit.

 “Pavarësisht rezultateve të studimit sizmik që kompania planifikon në Bllokun 4, Shell nuk do të kryejë aktivitete kërkuese, shpuese në nënzonën e mbrojtur të Zagorisë, e cila gëzon një mbrojtje të veçantë nga legjislacioni shqiptar.”, tha  D’Souza.

Më herët pati një përplasje mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të kompanisë e cila kishte ardhur në zonë për disa dëgjesa me qytetarët. Në këtë çështje ndërhyri dhe kryeministri Rama, i cili u shpreh se në Parkun Kombëtar të Zagorisë nuk do të ketë asnjë lloj shpimi apo kërkimi për naftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat