Protesta, emrat e të deleguarve të PD në Tiranë e rrethe

Shqipëria

Protesta, emrat e të deleguarve të PD në Tiranë e rrethe

Më: 24 janar 2019 Në ora: 17:55
PD

Partia Demokratike do të protestojë kundër qeverisë dhe do të kërkojë largimin e Kryeministrit Edi Rama në 16 shkurt. 

Pas vendimit te marre ne mbledhjen e Kryesisë së PD-së, zbardhen te tjera detaje nga menyra se si te behet organizimi. Gazeta “Panorama” zbardh emrat e deputeteve demokrate qe do te jene te deleguar lidhur me oranizimin e protestes. Vetem pak dite me pare, Basha vendosi të pranojë kërkesën e një pjesë të madhe të anëtarëve të Kryesisë, të cilët i kërkuan dy ditë më parë që protesta e parë e opozitës të kishte një simbolikë të caktuar dhe të zhvillohej në një datë afër 20 shkurtit, ditës përkujtimore të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Për këtë arsye, Kryesia e PD-së ka vendosur që të dielën e 16 shkurtit, në orën 11:00, opozita të protestojë përpara Kryeministrisë për të kërkuar largimin e qeverisë. Në Kryesinë e PD-së, demokratët kanë vendosur që protestat të nisin nga data 4 shkurt në rrethe dhe do të vijnë të dielën e 16 shkurtit në Tiranë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat