Dëshmia: Jeta mu bë ferr nga burri që zhvishej dhe lakuriq para vajzës minorene

Shqipëria

Dëshmia: Jeta mu bë ferr nga burri që zhvishej dhe lakuriq para vajzës minorene

Më: 24 janar 2019 Në ora: 19:33
Pamje nga video

Ishte viti 2005 kur ajo vendosi të martohej por asnjëherë nuk e kishte imagjinuar që zgjedhja e saj do t’i shkatërronte jetën. Mendoi se do të niste një jetë të lumtur krah bashkëshortit, por fatkeqësisht përfundoi në një makth nga i cili ende nuk po shkëputet dot.

Sot ajo është 45 vjec, por vuajtjet e kanë plakur para kohe, ndërsa fuqinë për të vazhduar jetën dhe për të përballuar vështirësitë e gjen vetëm te përqafimi i ngrohtë i vajzës së saj 13 vjeccare. Kjo është banesa në të cilën nënë e bijë kanë jetuar për plot 14 vite, një ambient i zymtë, plot lagështirë, e me orendi të shkatërruara. Nëna rrëfen historinë e trishtë e goditjet e shumta që jeta i ka dhënë për vite me radhë.

“Në vitin 2005 unë jam martuar, ndërsa në 2006 kam lindur vajzën. Nuk kemi pasur as drita, as ujë, asgjë! Patëm vetëm një dhomë e pikonte çatia. Nuk kishim as bukë për të ngrënë, vajza ishte shumë e vogël dhe nuk dija ccfarë të bëja. Ish bashkëshorti im vetëm pinte dhe mua e vajzën na linte pa ngrënë. Vajza qante se donte qumësht, por unë nuk kisha cfarë ti jepja se isha pa punë vetë”,-tregon 45 vjeçarja.

Dhuna në familje

Përpos problemeve të shumta ekonomike, vetëm 1 vit pas martesës, gruaja u ndesh me dhunën e bashkëshortit. Nënë e bijë ranë pre e goditjeve të pamëshirshme të njeriut më të afërt, i cili shumë herë i linte pa bukë e i nxirrte jashtë në mes të të ftohtit. “Dhunë për herë të parë ndaj meje ka ushtruar në vitin 2006. Kur vinte i pirë në shtëpi, na gjuante, na rrihte, na nxirrte përjashta në mes të rrugës, në mes të natës. Dhuna ka vazhduar deri sa jam divorcuar, për shumë vite për shumë vite”,rrëfen gruaja.

Ngacmimi seksual

Mes lotësh, 45 vjecarja trondit me një tjetër dëshmi shokuese. Sipas saj, i ati ngacmonte seksualisht të bijën. Edhe vetë fqinjët, pohojnë jashtë kamerave të News 24 se kanë parë vetë raste kur vajza ka dalë duke qarë nga shtëpia e është ndjekur nga babai që tentonte të kryente veprime të turpshme me të.

“Ai u zhvishte lakuriq, në sy të vajzës, madje zhvishte edhe vajzën. E prekte në vende që s’duhej ta prekte, dhe unë bërë denoncimin, por sërish policia nuk i mori për bazë fjalët e mia dhe të vajzës. I thoja ta çonte vajzën në shkollë, por ai e nxirrte për të lypur që të merrte paratë e t pinte raki, e ulte në prehër bashkë me shokët e tij rrugëve”,-thotë duke qarë nëna e 13 vjeçares. Gjithë këto vite ishin një ferr i vërtetë për 45 vjeccaren e vajzën e saj, por pas shumë denoncimesh në polici, gruaja mori guximin të divorcohej. Ish bashkëshorti sot ndodhet në burg e mbi të rëndon akuza për dhunë në familje. “Në 2018 ai u dënua për dhunën e vjeccarja.

Kërcënimet

Prej disa muajsh, nënë e bijë kanë marrë një shtëpi me qira, të papërballueshme ekonomikisht për to, por e kishin të domosdoshme të largoheshin për të shmangur konfliktet dhe kërcënimet nga ish vjehrra e 45 vjeccares. “Ish vjehrra ime na del në rrugë e na kërcënon. Kur zbrita nga autobusi më tha: Sado ta ruash vajzën ti, ne prapë do ta marrim. Kam frikë, më ka thënë që do të më vrasë e do të më varrosë. Nuk kemi mbështetje kurrkund, kemi frikë të ecim në rrugë”,-tregon gruaja. Edhe vetë vajza 13 vjeccare pohon kërcënimet nga gjyshja e saj. “Gjyshja më ka thënë që kur të zbresi mami nga autobusi do ta zhdukin. Unë nuk i thashë asgjë, u largova”,-thotë vajza. Nëna kërkon nga shteti një urdhër mbrojtjeje për veten e të bijën. “Kërkoj një zgjidhje, kërkoj një urdhër mbrojtjeje për vete e për vajzën”,-thekson 45 vjeccarja më tej.

Apeli për ndihmë

E vetmja pagesë që iu mban frymën gjallë, është rroga prej 170 mijë lekësh të vjetra që merr 45 vjecarja nga puna si sanitare në një kompani private. Ajo tregon se qiraja e shtëpisë është 150 mijë lekë, e iu ngelen vetëm 20 mijë lekë të vjetra në muaj për tu ushqyer.

“Unë jam pastruese dhe marr një rrogë prej 170 mijë lekësh të vjetra, nga këto 150 shkon shtëpia bashkë me drita e ujë. Na ngelen vetëm 20 mijë të vjetra për të kaluar muajin, ato nuk na dalin as për të ngrënë. Nuk kam as ngrohje, asgjë e madje kam marrë edhe bukë me listë. Unë mund të haj një herë në ditë”,-shprehet gruaja. Nënë e bijë iu bëjnë thirrje shqiptarëve që ti ndihmojnë sadopak me ushqime për të kaluar muajin, veshje e një banesë ku të fusin kokën, për të lehtësuar sadopak vuajtjet që po kalojnë. “Kërkojmë vetëm një dhomë sa të fusim kokën e të mos lajmë qiranë e shtëpisë, dua që vajza ime të rrijë si gjithë të tjerët. Ju lutemi gjithë shqiptarëve, kush ka mundësi të na ndihmojë”,-thotë 45 vjeccarja. Ndërkohë vajza kërkon mjete shkollore, ushqime e rroba.

“I lutem gjithë shqiptarëve që të na ndihmojnë me një shtëpi, ushqime, veshje”,-apelon e mitura.

Dëshmia

“Ai u zhvishte lakuriq, në sy të vajzës, madje zhvishte edhe vajzën. E prekte në vende që s’duhej ta prekte, dhe unë bërë denoncimin, por sërish policia nuk i mori për bazë fjalët e mia dhe të vajzës. I thoja ta cconte vajzën në shkollë, por ai e nxirrte për të lypur që të merrte paratë e t pinte raki, e ulte në prehër bashkë me shokët e tij rrugëve”,-thotë duke qarë nëna e 13 vjeccares.

Kërcënimi

“Ish vjehrra ime na del në rrugë e na kërcënon. Kur zbrita nga autobusi më tha: Sado ta ruash vajzën ti, ne prapë do ta marrim. Kam frikë, më ka thënë që do të më vrasë e do të më varrosë. Nuk kemi mbështetje kurrkund, kemi frikë të ecim në rrugë”,-tregon gruaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat