"Largimi i Ramës është mision kombëtar"

Shqipëria

"Largimi i Ramës është mision kombëtar"

Më: 24 janar 2019 Në ora: 20:53
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bëri thirrje që të gjithë të bashkohen në protestën e 16 shkurtit.

Gjatë një takimi me strukturat e partisë në Kavajë, Kryemadhi tha se është mision kombëtar largimi i kryeministrit Edi Rama.

Kryemadhi: Largimi i këtij njeriu është mision kombëtar, sepse çdo ditë e më shumë ky njeri jo vetëm grabit Shqipërinë, jo vetëm grabit të varfrit, jo vetëm shkatërron Shqipërinë, por ky njeri çdo ditë e më shumë po shkatërron familjen e tij, njerëzit e tij, rrethin e tij familjar, sepse nuk e kupton që ka hyrë në një rrugë pa kthim. Kur krimi të kap nga koka, nuk të lëshon më. Prandaj të iki Edi Rama që të shpëtojë Shqipëria dhe shqiptarët një orë e më përpara.

Ne sot kemi një datë, që është data 16 Shkurt, data e fillimit të protestave të opozitës. Por për hir të së vërtetës protesta e shqiptarëve as nuk fillon dhe as nuk mbaron me 16 Shkurt. Protesta e shqiptarëve ka filluar me protestën e banorëve të Unazës së Re, të cilët zbërthyen dhe zbardhën skemën e mashtrimit dhe të vjedhjes sesi qeveria e Rilindjes vjedh shqiptarët . Kemi protestën e studentëve që shkon në ditën e 47të apo 48-të të atyre studentëve, të cilët hapur dhe pa asnjë lloj organizimi, por përkundrazi u solidarizuan me njëri tjetrin kundër grabitjes, kundër zhvlerësimit dhe kundër indiferencës së kësaj qeverie, e cila ka qenë gjithmonë indiferente ndaj qytetarëve të saj.

Kryemadhi tha se ashtu si në 90 ndryshimi do të fillojë në Kavajë.

Kryemadhi: Jam e bindur që ndryshimi do të fillojë nga Kavaja. Pse do të fillojë nga Kavaja? Sepse edhe në ’90-n nga Kavaja filloi. U ngritën studentët, por më pas u ngritën punëtorët e Kavajës, punëtorët e Tiranës, iu bashkuan atyre dhe e përmbysën atë regjim.  Vetëm se ka një ndryshim të vogël, në ’90-n shqiptarët përmbysën një bust, por edhe një sistem. Në 2019-n do të përmbysin një klikë dhe një sistem shumë më të inkriminuar dhe shumë më të keq se ai sistem që kaluam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat