“Shpërthen” Berisha: Edi Rama më keq se Ramiz Alia dhe Adil Çarçani

Shqipëria

“Shpërthen” Berisha: Edi Rama më keq se Ramiz Alia dhe Adil Çarçani

Më: 24 janar 2019 Në ora: 21:35
Sali Berisha

Duke komentuar protestën e studentëve ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar diktatoriale sjelljen e kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ Berisha tha se as Ramiz Alia e as Adil Çarçani nuk u sollën në këtë mënyrë siç po sillet Rama me studentët.

“Zotëri atë që bëri Rama nuk e bëri Ramiz Alia.

Ramiz Alia nuk i çoi kurrë uniformat në Universitet.

Edhe kur i takoi Adil Çarçani ajo vajza i tha unë nuk bëj fëmijë me këtë regjim, por Adil Çarçani nuk e nxori jashtë atë vajzë.

Ky pasi kreu pucin kalon nga një akt madhor antikushtetues në një tjetër akt madhor antikushtetues”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat