Sali Berisha zbulon arsyet pse Shqipëria nuk i hap negociatat me BE-në

Shqipëria

Sali Berisha zbulon arsyet pse Shqipëria nuk i hap negociatat me BE-në

Më: 24 janar 2019 Në ora: 22:40
Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka treguar arsyet përse pse Shqipëria nuk i hap negociatat me BE-në.

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur edhe tek arsyet se pse Shqipërisë nuk ju hapen negociatat për në Bashkimin Evropian.

Berisha nga studion e emisionit ‘Opinion’ theksoi se mos hapja e negociatave ka ndodhur për dy arsye.

Ai tregoi se arsyeja e parë është mungesa e zgjedhjeve të lira në vend, ndërsa e dyta është bllokimi i hetimit për ish-ministrin Saimir Tahiri.

“Ju garantoj se zgjedhjet nuk do të ishin ato që qenë dhe nëse nuk do të ishte penguar hetimi i Saimir Tahirit, sot do të ishin hapur negociatat. Deputeti gjerman i tha Ramës:

Ti jo vetëm që e bllokove, por sulmove prokurorin në mënyrën më të egër”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat