Historia e Edi Ramës me diplomaten greke, Berisha: I ndiqte Shërbimi Informativ

Shqipëria

Historia e Edi Ramës me diplomaten greke, Berisha: I ndiqte Shërbimi Informativ

Më: 24 janar 2019 Në ora: 22:49
Sali Berisha

I pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi, se përse i drejtohej Edi Ramës shpesh më fjalë në gjuhën greke, Sali Berisha tha se këtë e lidhte me një histori të cilën vendosi ta tregojë për herë të parë

Berisha ka rrëfyer historinë e Edi Ramës me një diplomate të njohur greke. 

Ai në atë kohë ishte President, thotë se këta i ndiqte shërbimi informativ i kohës.

Berisha nuk tregon se kushtë lidhja mes tyre, por shprehet se Rama ka një të shkuar të zymtë.

“Historia e emigrimit të Edi Ramës ka qenë e lidhur me një greke. Ka qenë një diplomate. Dhe shërbimet informative e ndiqnin, Ramën dhe diplomatën greken, sepse u trash miqësia. Ai ndiqej për lidhjet me këtë zonjën. 

A e rekurtoi ajo Ramën apo Rama atë, atë nuk e mora vesh. Por në Paris ikën të dy. Edi Rama ka një të shkuar shumë të zymtë. Tani se cila ishte lidhja, dmth, ishte lidhje erotike apo ishte lidhje pune, nuk e di”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat