Sali Berisha: Ju rrëfej lidhjen erotike të Edi Ramës me një diplomate greke, ja si e përgjuam deri sa u zhduk në Paris

Shqipëria

Sali Berisha: Ju rrëfej lidhjen erotike të Edi Ramës me një diplomate greke, ja si e përgjuam deri sa u zhduk në Paris

Më: 24 janar 2019 Në ora: 22:56

Sali Berisha, ka treguar pas 25 vitesh se në vitet e para të demokracisë e ndiqte kryeministrin Edi Rama përmes shërbimeve sekrete që kishte nën kontroll si president.

Sipas tij, Rama ka pasur një lidhje erotike me një ish diplomate greke.

Berisha thotë se e ndoqi deri sa Rama u largua në Paris.

“Historia e emigrimit të Edi Ramës ka qenë e lidhur me një greke. Ka qenë një diplomate.

Dhe shërbimet informative e ndiqnin, Ramën dhe greken. Ai shkoi me të në Paris.

Tani se cila ishte lidhja, dmth, ishte lidhje erotike apo ishte lidhje pune…

Nuk e di nëse Rama rekrutoi greken apo grekja Ramën”, u shpreh Berisha.

Ish kryeministri u kundërshtua nga gazetarët e pranishëm në panel të cilët nisën të qeshnin duke i kujtuar se gabonte pasi gruaja në fjalë ishte e miqësuar me të gjithë njerëzit e medias dhe Rama në atë kohë ishte pedagog dhe publicist.

Ndërkohe, nder te tjera Berisha, është ndalur edhe tek arsyet se pse Shqipërisë nuk ju hapen negociatat për në Bashkimin Europian.

“Ju garantoj se zgjedhjet nuk do të ishin ato që qenë dhe nëse nuk do të ishte penguar hetimi i Saimir Tahirit, sot do të ishin hapur negociatat. Deputeti gjerman i tha Ramës: Ti jo vetëm që e bllokove, por sulmove prokurorin në mënyrën më të egër”,  tha Berisha.(TemA)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat