Berisha: Rama, Maduro i Europës, të rrëzohet me çdo çmim

Shqipëria

Berisha: Rama, Maduro i Europës, të rrëzohet me çdo çmim

Më: 25 janar 2019 Në ora: 07:38
Edi Rama, Nicolas Maduro

Ish-kryeministri Sali Berisha krahasoi kryeministrin Rama me Presidentin e Venezueles, Nicolas Maduro. Berisha tha se Rama duhet të rrëzohet me çdo çmim.

Sali Berisha: Rama është Maduro i Europës.

Blendi Fevziu: 16 persona kanë vdekur sot për të hequr Maduron në Venezuelë. E merr këtë kosto opozita shqiptare?

Sali Berisha: Çdo çmim duhet të paguhet për lirinë. Maduro duhet të përfundojë në koshin e plehrave të historisë. Përndryshe këtu s’ka zgjedhje. Ju vetëm një dosje keni parë, s’keni parë dosjet e tjera.

Duke folur për protestën e 16 shkurtit, Berisha tha se opozita po del përballë historisë.

Sali Berisha: Opozita po del përballë historisë, dhe ky është një moment i jashtëzakonshëm për popullin opozitar dhe partitë opozitare. Opozita ka vendosur në një betejë përfundimtare të përballet dhe të përmbysë regjimin e Kakistrokacisë, Kakistos më i keqi. Në qoftë se ka një regjim që keqësoi imazhin e këtij vendit, pas Enver Hoxhës është ai Edi Ramës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat