Prej katër vitesh një grua 38 vjeçare ka mbetur në shtrat pasi ka pësuar dëmtim në shtyllën kurrizore. Të vetmet që kujdesen për të janë dy vajzat e saj të mitura.
Historia u bë publike ditën e sotme në emisionin “BOOM” në Ora News.
Gruaja tregoi për gazetaren e emisionit se ka thyer kurrizin kur ka rrëshkitur nga shkallët, dhe të vetmet “infermiere” që kujdesen për të janë dy vajzat e mitura të cilat i mjekojnë plagët.
Për shkak të mungesës së të ardhurave, 38 vjeçarja nuk ka mundur të ndjekë fizioterapinë që mjekët ia kanë rekomanduar para 4 viteve.
Dy vajzat e mitura kërkojnë ndihmë që mamaja e tyre ta marrë këtë trajtim mjekësor.