Ndalohen 10 emigrantë sirianë, 7 prej tyre në Shkodër dhe 3 në Malësi të Madhe

Shqipëria

Ndalohen 10 emigrantë sirianë, 7 prej tyre në Shkodër dhe 3 në Malësi të Madhe

Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:05
Foto arkiv

Krahas tyre është ndaluar edhe drejtuesi i mjetit që po transportonte tre prej tyre për në Malësi të Madhe. Sirianët e ndaluar mendohet se kanë hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër nga Greqia, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian. 

10 emigrantë sirianë janë ndaluar këtë të premte në Shkodër dhe Malësi të Madhe. 

7 sirianë janë ndaluar pranë lulishtes në qendër të qytetit të Shkodrës, në afërsi të xhamisë Ebu Beker, ndërkohë 3 të tjerë si edhe drejtuesi i mjetit që po i mundësonte transportin janë ndaluar në Malësi të Madhe. 

Sirianët e ndaluar mendohet se kanë hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër nga Greqia, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat