Dyfishimi i çmimeve, ministria e Shëndetësisë çon stomatologët në gjykatë

Shqipëria

Dyfishimi i çmimeve, ministria e Shëndetësisë çon stomatologët në gjykatë

Më: 25 janar 2019 Në ora: 11:35
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka çuar në gjykatë vendimin e “Urdhrit të Stomatologut” që dyfishon çmimet dentare.

Ministria kundërshton rritjen e tarifave nga “Urdhri i Stomatologut”, pasi nuk eshte tager i tyre.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale çon në gjykatë vendimin e Urdhrit të Stomatologut

Pas kundërshtisë në votimin për vendosjen e tarifave për shërbimet dentare, Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një tjetër hap për të bllokuar vendimin e Urdhrit të Stomatologut për rritjen e tarifave: Dërgimin në gjykatë të këtij vendimi, me argumentin se nuk është tagër i Urdhrit të Stomatologut”, thuhet ne njoftim

Sipas Ministrisë, nuk do të ketë rritje tarifash sepse vendimi i urdhrit te stomatologëve është i paaplikueshëm.

Prej fillimit të 2019-ës, klinikat dentare në vend mësohet se po aplikojnë një listë të re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë, duke i rritur tarifat me 100%.

Për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë, përpara 1 janarit, pacientët në klinikën e tij duhet të paguanin 2,000 lekë, ndërsa tani me çmimin dysheme që ka vendosur Urdhri i Stomatologut, pacientët duhet të paguajnë 4,000 lekë, ose dyfish.

Rritje ka pasur edhe për shërbimet e tjera dentare. Pjesa më e madhe e klinikave në vend për vizitat e pacientët (ekzaminim me sy) i kanë falas, por prej 1 janarit për vizitat çmimi dysheme është 500 lekë. Për mbushjet e gradës së tretë, çmimi ishte 3,000 lekë, ndërsa me referencën e re çmimi bëhet 5.000 lekë (2.000 lekë më shumë, shtrenjtim 67%). Çmimi për pastrimin e gurëzave dhe të cipave bëhet 3.000 lekë, nga 1.500 lekë, sa dyfishi. Heqja e dhëmbëve bëhet 1.000 lekë nga 500 që ishte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat