Meta për marrëveshjen e Prespës: Lajm i shkëlqyer

Shqipëria

Meta për marrëveshjen e Prespës: Lajm i shkëlqyer

Më: 25 janar 2019 Në ora: 15:38
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një postimi në rrjete sociale ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së Prespës për çështjen e emrit të Maqedonisë nga parlamenti grek.

Meta është shprehur se miratimi i marrëveshjes së Prespës është një arritje historike dhe nje lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut.

“Miratimi i Marrëveshjes së Prespës edhe nga Parlamenti grek është një lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën europiane dhe euro-atlantike të rajonit tonë! Përgëzime për këtë arritje historike!????????????????????????????????”- ka shkruar Presidenti shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat