PD: Donika Prela me pasuri të pajustifikuar, KPK-ja mos ta mbrojë

Shqipëria

PD: Donika Prela me pasuri të pajustifikuar, KPK-ja mos ta mbrojë

Më: 25 janar 2019 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, deklaroi se “komisioni i Vetting-ut po përdor standard të dyfishtë për të mbajtur Donika Prelën në sistemin e drejtësisë”, e cila, sipas tij, “ka pasuri të pajustifikuar”.

“Prokurorja e Krimeve të Rënda dyshohet jo vetëm për pastrim parash dhe konflikt interesi në blerjen e disa apartamenteve”, tha Gjata.

“KPK duhet të shkarkojë dhe jo të mbrojë, si deri tani, Donika Prelën. Roli i viktimës me padinë e korrikut nga bashkëshorti i saj kundër firmës ku ka punuar në të zëzë, është mashtrim. Padia nuk ka vlerë ligjore”, shtoi Gjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat