Vdekja e fierakut në hotel, Policia e Bulqizës jep detajet e para

Shqipëria

Vdekja e fierakut në hotel, Policia e Bulqizës jep detajet e para

Më: 25 janar 2019 Në ora: 17:13
Bulqizë

Një 32-vjeçar nga Fieri është gjetur i vdekur në dhomën e një hoteli në Bulqizë gjatë ditës së sotme.

Grupi hetimor që ka shkuar në vendin e ngjarjes, nuk ka konstatuar shenja dhune.

Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake e trupit nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Policia në vendngjarje po verifikon kamerat e hotelit për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Po punohet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të kësaj vdekje.

Dyshohet se viktima është një punëtor i Rrugës së Arbrit.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 11 .00, datë 25. 01. 2019, Policia e Bulqizës është njoftuar se është gjetur pa shenja jete në dhomën e një hoteli një 32-vjeçar banues në Fier. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës të 32-vjeçarit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat