Tiranë-Elbasan, rruga e vjetër braktiset

Shqipëria

Tiranë-Elbasan, rruga e vjetër braktiset

Më: 25 janar 2019 Në ora: 18:17
Rruga Tiranë-Elbasan

Ndërkohë që autostrada Tiranë-Elbasan është drejt përfundimit rruga e vjetër është lënë në mëshirë të fatit. Pa mirëmbajtje dhe me gropa kjo rrugë është kthyer në një rrezik konstant për qindra drejtues mjetesh që përdorin atë çdo ditë.

Pika me problematike është ajo në fshatin Ibë e poshtme. Gropat e krijuara në rrugë detyrojnë drejtuesit e mjeteve të bëjnë zigzage në një rrugë të ngushtë, ku qarkullojnë që nga autoveturat e deri tek autobusët dhe kamionët e mëdhenj. Të gjitha mjete që udhëtojnë nga zona juglindore e vendit për në Tiranë, janë të detyruar të kalojnë në këtë segment, që është kthyer në kuptimin e plotë të fjalës në një gangrenë.

“Lam nam, kam tre vjet që kam ardhur nga Greqia dhe kjo rrugë po kështu mbeti, tek këto gropa këtu kam qarë dy herë gomat. Edhe sa kohë do ta lënë në këtë gjendje”, shprehet një drejtues makine.

Përveç dëmtimeve të mjeteve, ku në rrugë duken edhe copëzat e makinave që dëmtohen nga gropat, kjo pjesë rruge është bërë shkak edhe për aksidente, ku makinat kanë përfunduara në oborret e banesave që ndodhën buzë rruge.

Derisa autoriteti rrugor ose firma që është përgjegjëse për mirëmbajtjen e kësaj rruge të marrin masa, urojmë që aksidentet e përditshme të mbeten vetëm me dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat