Ndërron jetë Mujo Bajram Sokolaj i Malësisë së Gjakovës

Shqipëria

Ndërron jetë Mujo Bajram Sokolaj i Malësisë së Gjakovës

Nga: Hysen Osmanaj Më: 25 janar 2019 Në ora: 19:15
Mujo Bajram Sokolaj

Dhimbje dhe hidhërim i thellë për ndarjen nga jeta të dajës tonë të dashur, Mujo Bajram Sokolaj i Dragobisë, i Malësisë së Gjakovës (Tropojës)!

Mujo Sokolaj ishte një burrë fisnik, i shquar për zgjuarsi, qëndresë e trimëri, ndershmëri, një patriot i njohur, trashëgimtar i vlerave më të mira të familjes së tij. Atdhetar i shquar në luftërat për mbrojtjen e Trojeve Etnike Shqiptare në të gjitha kohërat dhe nga çdo lloj pushtuesi.

Mujo Sokolaj ka punuar me një përkushtim e ndershmëri shembullore, qytetar e kuadër i pa pajtuar kurrë me padrejtësitë…

varrimi bëhet nesër, më datë 26.01.2019, ora 15.00, në varrezat e sharrës.

Shtëpia e tij në adresën: Rruga “Fortuzi”, Nr. 66, përballë Ministris së Arsimit, Tiranë.

Qoftë i xhenetit, ky burrë i nderuar i Malësis së Gjakovës…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat