Kryemadhi: Ratifikimi marrëveshjes së Prespës, perspektivë e rëndësishme e integrimit të rajonit

Shqipëria

Kryemadhi: Ratifikimi marrëveshjes së Prespës, perspektivë e rëndësishme e integrimit të rajonit

Më: 25 janar 2019 Në ora: 20:39
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka vlerësuar sot, ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, nga parlamenti grek. Sipas saj, ratifikimi i kësaj marrëveshje, hap perspektivë të rëndësishme të integrimit vendeve të rajonit midis tyre dhe të krejt të rajonit në BE.

“Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek, një zhvillim tejet pozitiv dhe mjaft i rëndësishëm për rajonin tonë, për më shumë integrim, për forcimin e paqes dhe për më shumë stabilitet. Ky zhvillim hap perspektivën e proceseve të integrimit të mëtejshëm mes vendeve të rajonit dhe të të gjithë rajonit në Bashkimin Europian”, reagoi Kryemadhi në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat