KQZ: Nuk do tolerohet asnjë regjistrim partie përtej afateve

Shqipëria

KQZ: Nuk do tolerohet asnjë regjistrim partie përtej afateve

Më: 26 janar 2019 Në ora: 09:44
Kryetar i KQZ

Një reformë zgjedhore e vonuar, sipas kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri, do ta vendoste në vështirësi institucionin përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve.

Pavarësisht se ende nuk ka një produkt legjislativ, KQZ ka nisur përgatitjet e zgjedhjeve të 30 Qershorit, bazuar në Kodin Zgjedhor, i cili për të gjitha palët ka nevojë për përmirësime.

Aktualisht KQZ funksionon me 5 anëtarë, kuorum i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për vendimmarrje. Por kryekomisioneri konsideron se mungesa e dy anëtarëve përfaqësues të opozitës cenon besueshmërinë e procesit.

Kryetari i KQZ konsideron të rëndësishëm depolitizimin e administratës zgjedhore.
Kryekomisioneri këmbëngul në qëndrimin se nuk do të tolerohet asnjë regjistrim subjekti politik në zgjedhjet lokale përtej afateve ligjore, për te  mos përsëritur të njëjtin gabim si në zgjedhjet e 2017-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat