Devijohet sërish qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës

Shqipëria

Devijohet sërish qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës

Më: 26 janar 2019 Në ora: 10:49
Ilustrim

Autoriteti Rrugor i Shqipërisë ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të lëvizin në autostradën Tiranë-Durrës.

Në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, tek CityPark dhe Ford për referencë, në kuadër të punimeve të emergjencës të miratuara për këtë segment rrugor, sot po punohet për zevendësimin e new jersave me guardrela në këto dy pika të saj.

Punimet do të realizohen brenda 2 ditëve dhe trafiku në drejtimin Durrës-Tiranë në këto segmente do të orientohet me një kalim. Ndërkohë, janë marrë masat për devijimin e trafikut me sinjalistikën e nevojshme me qëllim orientimin sa më të qartë të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat