Pedagogët ultimatum Ramës: 1 javë kohë për plotësimin e kërkesave ose grevë

Shqipëria

Pedagogët ultimatum Ramës: 1 javë kohë për plotësimin e kërkesave ose grevë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 12:29
Ilustrim

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme në godinën “Iliria” mes Senateve Akademike, pedagogët e Universitetit të Tiranës i kanë lënë një javë afat qeverisë  që të anulojë ligjin e Arsimit të Lartë  si dhe rishikimin e VKM-ve.

Ata u shprehën në unison se nëse qeveria nuk do të reagojë pozitivisht ndaj kërkesave të tyre, pedagogët do të pezullojnë procesin mësimor si dhe do të përshkallëzojnë protesta deri në grevë te .

Të mbledhur paraditen e sotme  Asambletë vendosën ti drejtohen kryeministrit me këto kërkesa:

1- Mbështetje për kërkesat e studentëve

2- Kundërshtim për ligjin e arsimit të lartë dhe fillimin e procesit legjislativ për hartimin e ligjit të ri

3- Rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik dhe garantimin real të autonomisë financere

4-Ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese dhe miratimin e statusit te pedagogeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat