“Bllokohet” sërish autostrada Tiranë - Durrës

Shqipëria

“Bllokohet” sërish autostrada Tiranë - Durrës

Më: 26 janar 2019 Në ora: 22:14
Autostrada Tiranë - Durrës

Devijohet sërish trafiku në autostradën Tiranë-Durrës për shkak të punimeve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, në afërsi të City Park po punohet për zëvendësimin e mbrojtëseve anësore.

Punimet do të realizohen brenda 2 ditëve dhe trafiku në drejtimin Durrës-Tiranë në këto segmente do të orientohet me një kalim. Që nga ora 17:30, udhëtimi në aksin Durrës – Tiranë do të rikthehet të bëhet me dy korsi, pasi ka përfunduar vendosja e barrierave.

Punimet rifillojnë nesër, kur që nga ora 08:00, kalimi do të rikthehet të bëhet me një korsi.

ARRSH sqaron se janë marrë masat për devijimin e trafikut me sinjalistikën e nevojshme me qëllim orientimin sa më të qartë të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat