Sulmohet një tjetër bankomat parash, kapen 2 'mjeshtrat' e grabitjes me leva në duar

Shqipëria

Sulmohet një tjetër bankomat parash, kapen 2 'mjeshtrat' e grabitjes me leva në duar

Më: 27 janar 2019 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Dy burra me maska dhe me leva në duar kanë tentuar të thyejnë bankomatin e një banke në Bulqizë, por janë arrestuar nga Policia. E.A, 31 vjeç dhe F.L. 35 vjeç, kanë tentuar të grabisin paratë mëngjesin e së shtunës në lagjen e re, Bulqizë. Të dy personat janë dënuar më parë për vjedhje.

“Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në orët e para të mëngjesit të datës 26.01.2019, të maskuar dhe me sende të forta  tentuan të vjedhin bankomatin e  filialit të një banke të nivelit të dytë në ‘Lagjen e Re’ Bulqizë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale ‘Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit’ , kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë,  parashikuar nga  nenet 136/2 e 25 22 të Kodit Penal”, njoftoi Policia.

Tentativat për të vjedhur bankomatet janë shpeshtuar muajt e fundit: tre raste u shënuan gjatë dhjetorit në Shijak, Vorë dhe Kamëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat