Ish-Pallati i Kulturës Gramsh drejt rrënimit

Shqipëria

Ish-Pallati i Kulturës Gramsh drejt rrënimit

Më: 27 janar 2019 Në ora: 12:34
Godina e ish-pallatit të Kulturës në qytetin e Gramshit

Godina e ish-pallatit të Kulturës në qytetin e Gramshit është drejt rrënimit të plotë. Bashkia thotë se nuk ka fonde për të përballuar faturën e rikonstruksionit, ndaj financimin e pret nga qeveria.

Qyteti i Gramshit ka një traditë të shkëlqyer përsa i përket artit dhe kulturës dhe nga ky qytet kanë dalë emra të njohur të artit në Shqipëri, por Pallati i Kulturës, godina që sot është pas meje, aktualisht nuk i plotëson kushtet për artistë të rinj që do të dalin nga ky qytet.

Godina e ndërtuar aty rreth viteve 1977, sot paraqitet krejtësisht e amortizuar dhe në nevojë emergjente për rikonstruksion.

Bashkia e Gramshit e ka të pamundur të përballojë faturën e rikonstruksionit të kësaj godine e cila shkon më shumë se 70 milionë lekë të reja.

Projekti i përgatitur nga kjo bashki, tashmë pret financim nga qeveria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat