Nuk ndalen klandestinët, kapen 9 të huaj në Kapshticë

Shqipëria

Nuk ndalen klandestinët, kapen 9 të huaj në Kapshticë

Më: 27 janar 2019 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Janë ndaluar nga policia 9 emigrantë klandestin 5 prej të cilëve janë palestinezë dhe 4 të tjerë algjerianë.

Emigrantet janë kapur ne fshatin Vishotice të Korçës. Bëhet fjalë për 9 persona të gjithë meshkuj, midis tyre dy minoren.

Bëhet e ditur gjithashtu se pas marrjes së deklaratës nga ana e policisë, emigrantët janë nisur drejt Tiranës.

Ky nuk është rasti i parë që emigrantët e ardhur kryesisht nga vendet e lindjes të zgjedhin territorin shqiptar si pikë kalimi drejt shteteve perëndimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat