E hënë, shira dhe stuhi në Shqipëri dhe gjithë Ballkanin

Shqipëria

E hënë, shira dhe stuhi në Shqipëri dhe gjithë Ballkanin

Më: 28 janar 2019 Në ora: 07:46
Gjirokastër, janar 2019

Gadishulli i ballkanit do të ndikohet nga një qëndër me presion të ulët atmosferik e cila do të sjellë rreshje shiu në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E Hënë 28 Janar 2019

Fillimi i javës dt 28 Janar 2019  vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti i cili do të pasohet rreshje shiu me stuhi në zonën perëndimore dhe rritje të temperaturave. Era do të jetë  me drejtim Jug (S) me shpejtësi  maksimale deri  në 15-25 m/sek në bregdet. Dallgëzimi  do të  jetë i lartë  deri në 6- 7  ballë me  lartësi  vale 2,0 – 4,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore          -3/6°C 

Zonat e  ulëta          7/16°C

Zonat  bregdetare   8/16°C

E Hënë 28 Janar 2019

Kosova për  ditën e Hënë dt 28 Janar 2019 moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -5°C  në mëngjes deri në 5°C gradë Celcius në mesditë.

E Martë 29 Janar 2019

E martë  dt 29 Janar 2019  moti do të mbetet i paqëndrueshëm me vranësira dhe rreshje të her’ pas herëshme. Era do të jetë  me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi  maksimale deri  në 8-10 m/sek në bregdet. Dallgëzimi  do të  jetë i lartë  deri në 4-5  ballë me  lartësi  vale 1,0 – 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten pa ndryshime .

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore          2/6°C 

Zonat e  ulëta          7/15°C

Zonat  bregdetare   8/15°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat